[go: up one dir, main page]

Jump to content

Mjeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një kuti moderne me mjete.

Një mjet është çdo send fizik që mund të përdoret për të arritur një qëllim, veçanërisht në qoftë se objekti nuk është konsumuar në proces. Përdorimi mjeteve nga njeriu daton miliona vjet, dhe kafshët e tjera janë të njohur edhe për përdorimin e mjeteve të thjeshta.

Mjetet që përdoren për fusha ose aktivitete të veçanta mund të marrin emërtime të ndryshme si "instrument", "vegël", "makinë", "pajisje," ose "aparat". Njohuria e ndërtimit, marrjes dhe përdorimit të mjeteve është teknologjia.

Mjete prej guri parahistorike mbi 10,000 vite të vjetra, të gjetura në shpellën Les Combarelles, Francë

Antropologët besojnë se përdorimi i mjeteve ishte një hap i rëndësishëm në evolucionin e njerëzimit [1]. Njerëzit eloluan gishtrinjtë — të dobishme për mbajtjen e mjeteve — dhe u rritën ndjeshëm në intelegjencë, e cila ndihmoi në përdorimin e mjeteve [2]. Ngaqë mjetet janë përdorur gjerësisht edhe nga njerëzit edhe nga shimpanzetë e egra, supozohet gjerësisht se përdorimi i parë rutinë i mjeteve u zhvillua para divergjencës mes dy specieve [3].

Një klasifikim i mjeteve sipas funksioneve të tyre themelore:

  • Mjetet me tehe dhe prerëse, të tilla si thika, drapëri, kosa.
  • Mjete lëvizëse për lëvizjen e objekteve të mëdha dhe të vogla.
  • Mjete për udhëzim, matje dhe perceptim që përshijnë vizoret, syzet, senzorët, mikroskopi, sahati, ekrani i kompjuterit, printeri, telefoni.
  • Mjete të informacionit dhe manipulim të të dhënave, të tilla si kompjuteri, IDE.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  •  Commons: Mjetet – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ Sam Lilley, Njeriu, Makinat dhe Historia: Historia e Mjeteve dhe Makinave në lidhje me Përparimin Shoqëror, 1948 Cobbett Press.
  2. ^ Primates and Their Adaptations, 2001 Arkivuar 3 korrik 2013 tek Wayback Machine, M.J. Farabee. Marrë në 6 nëntor, 2006.
  3. ^ Whiten, A., J. Goodall, W. C. McGrew, T. Nishida, V. Reynolds, Y. Sugiyama, C. E. G. Tutin, R. W. Wrangham, and C. Boesch. 1999. Cultures in Chimpanzees. Nature 399:682-685. Panger, M. A., A. S. Brooks, B. G. Richmond, and B. Wood. 2002. Older than the Oldowan? Rethinking the emergence of hominin tool use. Evolutionary Anthropology: Issues, News, and Reviews 11:235-245.