[go: up one dir, main page]

Jump to content

Miratoci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Miratoc
Fshat
Pamje e fshatit Miratoc
Pamje e fshatit Miratoc
Popullsia
 • Gjithsej2.774

Miratoc (serbisht: Миратовац/Miratovac) është fshat në komunën e Preshevës, Serbi.

Miratoci është një ndër vendbanimet më të mëdha të Luginës së Preshevës. Para shpartallimit të Jugosllavisë së dikurshme Miratoci u nda nga vendbanimet tjera të Luginës në jug që tash i takojnë Maqedonisë dhe pozita e këtij vendbanimi u keqësua shumë.Miratocin e ndajn prej Qytetit te Presheves edhe dy lumenj te vegjel qe burimin e tyre e kane ne malet e Karadakut dhe rrjedhin ne drejtim te lindjes .Reka(Lumi)thate Dhe Reka(lumi)i Tërrnaves Qe Kalon neper midis te fshatit Trrnav. Është një vendbanim agrar, me toka pjellore e me bujqësi të zhvilluar.sidomos kto toka pjellore shtrihen gjate lumit Bajka nje lume qe ia jep bukurine ktij fshati ky lum e ka burimin ne miratoc vrella ku bashkohet me lumin e cukarkes ky lum i bukur rritet duke u bashkuar ne Maqedoni me lumin e Kumanoves pcinjes dhe Lumi Vardar se bashku kalojne neper Greqi dhe derdhet ne Detin Egje. tokat gjat kti lumi jane shum pjellore psh. te bacet . nder mjet lumenjeve Matica etj. Ky lum kalon pergjat A1. dhe Hekurudhes ne drejtim per Maqedoni dhe Greqi dhe shtrihet ne Pellgun e detit Egje.ku ky lum i jepe bukurin fshatit MIRATOC.

Miratoca shtrihet në jug të Preshevës përgjatë zonës kufitare me Maqedoninë, në lindje kufizohet me fshatin Cakanoc, në perëndim me Malet e Karadakut, në veri me fshatin Tërnavë dhe në jug me fshatin Llojan që gjendët përtej kufirit në shtetin maqedon. Pastaj ne juglindje me fshatin Tabanovc ne A1. aty ku gjindet vendkalimi kryesor SRB-MK.Pastaj ne Verilindje me fshatin cukark. Dhe ne lindje me fshatrat Mamincë, Çarr dhe Sopot keta fshatra gjenden matane Hekurudhes. lumit bajka dhe A1-E75.Fshati Sopot gjindet pertej kufirit ne Maqedoni.

Që nga fillimi i luftërave në ish Jugosllavi lëzivjet e lira kufitare, në mes fshatit Miratoc dhe fshatit Llojan që gjenden në një largësi afro një kilometërshe, filluan të keqësohen.

Në vitin 1991, kur dhe filloi dal ngadal të definohet statusi i Maqedonisë, filluan që në rrugën rurale që i lidh këto fshatëra të kërkohen dokumente udhëtimi.

Pakë vite më vonë kufiri u mbyll definitivisht kështu u mbyllën dhe lidhjet familjare shumë të krijuara ndër këto dy fshatëra të mëdha shqipëtare.

Tani për të arritur në fshatin përballë (në fshatin Llojan) duhet udhëtuar rreth e rrotull Preshevës e qytetit të Kumanovës në një rrugëtim afro 25 kilometërsh.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 numëronte 4464 banorë me banim të përhershëm. Mbi 1000 banorë janë përkohësisht jashtë vendbanimit, me punë të përkohshme në botën e jashtme ( grafikoni paraqet një gjendje të tillë).

Në Miratoc në vitin 2002 jetonin 1568 banorë të moshës madhore, dhe mosha mesatare e popullsisë së këtij vendbanimi ishte 27.4 vite që do të thot se posedon me një popullsi mjaft të re. Në vendbanim ishin 635 ekonomi shtëpiake me 4.37 anëtarë. Ky vendbanim gjithmonë ka qenë i banuar vetëm nga popullata shqiptare MIRATOCA. Miratoci është fshat me shumë lagje si për shembull: Punarët, Xhelepët, Xhuxhët, Kajoshët,vatet.Lenget. Fezllarët, Xhagadurët, Malokët dhe Qosët. Banorët e këtij fshati janë kryesisht me fenë islam dhe në këtë fshat ka 2 xhami.

Historiku i popullsisë Miratoci
Viti195319611971198119912003
Popullsia202623182544287230724664
Përmbledhje fotosh
image_skyline e Miratocit nga afër kufirit në drejtim perendimi
image_skyline e Miratocit nga afër kufirit në drejtim perendimi 
image_skyline e qendrës me Xhaminë e vjetër dhe lagja e Fezllarve
image_skyline e qendrës me Xhaminë e vjetër dhe lagja e Fezllarve 
Qendra lagja Lenget dhe pritja e busit dhe taksit për Preshevë
Qendra lagja Lenget dhe pritja e busit dhe taksit për Preshevë 


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]