[go: up one dir, main page]

Jump to content

Lawrence Lessig

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lawrence Lessig

Lawrence "Larry" Lessig (i lindur 3 qershor 1961) është një aktivist, akademik dhe politikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është promovues i kufizimeve të reduktuara ligjore mbi të drejtën e autorit, markës tregtare, dhe spektrit të radio frekuencave, veçanërisht në teknologji.

Lessig është drejtor i Qendrës J. Safra Edmond për EtikënUniversitetin e Harvardit dhe një profesor i ligjit në Harvard.[1] Më parë, ai ishte një profesor në Universitetin e Stanford dhe themelues i Qendrës për Internet dhe Shoqëri.[2] Lessig është një anëtar themelues i bordit të Creative Commons dhe themeluesi i Rootstrikers, dhe është në bordin e projektit MapLight. Lawrence Lessig ka qenë ish-anëtar i bordit të Free Software Foundation dhe Electronic Frontier Foundation.[3]

  1. ^ http://hls.harvard.edu/faculty/directory/10519/Lessig/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2010. Marrë më 22 korrik 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://www.quora.com/topic/Lawrence-Lessig-law-professor

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]