[go: up one dir, main page]

Jump to content

Ortodoksia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ortodokse)

Ortodoksia ose drejtëbesimi (nga greke ὀρθοδοξία orthodhoksia – "mendimi i drejtë")[1] është respektimi i besimeve të pranuara sidomos në fe.[2]krishtërim termi përdoret si në "përputhshmëri me fenë e Krishterë" pra në përputhje me besimet e hershme të Kishës".[3] Shtatë Këshillet e Para Ekumenike janë mbajtur në mes të viteve 325 dhe 787 me qëllim të formalizimit të doktrinave të pranueshme të Krishtërimit.

Ortodoksia fetare në Krishterim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kryqi Ortodoks, i rrethuar nga shkronjat grekë "ICXC NIKA" që do të thotë "JEZU KRISHTI PUSHTON".

Në perkudhën klasike të Krishtërimit termi ortodoks i referohej doktrinave të cilave u besonin të Krishterët e hershëm. Një seri këshillash ekumenike, të njohura si Shtatë Këshillat e Para Ekumenike u mbajtën për një periudhë prej disa shekujsh për të formalizuar këto doktrina. Vendimi më i rëndësishëm nga këto këshille ishte ai mes Doktrinës Homoousian-e të Shën Thanasit dhe Eustathius-it (që u bë Trinitarianizmi) nga njëra anë, dhe doktrinës Heteroousian-e të Arius-it dhe Eusebius-it (të quajtur Arianizëm) nga ana tjetër. Doktrina Homoousian-e përcaktonte Jezusin edhe si Perëndi edhe si njeri me bashkimin hipostatik sipas vendimit të Këshillit të Kalcedonisë ne 451, i cili fitoi në Kishë dhe të cilit i referohemi si ortodoksi në shumicën e konteksteve të krishtërimit, pasi kjo ishte pikëpamja e shumicës (të krishterët nontrinitarianë e kundërshtojnë këtë terminologji). Libri i shenjë është Bibla.

Pas vitit 1054, kur ndodhi Skizma e Madhe, të dy Kishat (Perëndimore dhe Lindore) vazhduan ta konsiderojë veten e tyre kisha ortodokse dhe katolike. Me kalimin e kohës, Kisha Perëndimore gradualisht u identifikua me etiketën "katolike", dhe njerëzit e Evropës Perëndimore gradualisht e lidhën fjalen "ortodoks" me besimtarët e Kishës Lindore (në disa gjuhë etiketa "katolike" nuk është domosdoshmërisht e identifikuar me Kishën Perëndimore).

  1. ^ Harper, Douglas. "orthodoxy". Online Etymology Dictionary. Marrë më 2016-01-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ orthodox. Dictionary.com. The American Heritage Dictionary of the English Language, Fourth Edition. Houghton Mifflin Company, 2004. Dictionary definition (accessed: March 03, 2008).
  3. ^ Robert M. Wills (2013). Taking Caesar Out of Jesus: Uncovering the Lost Relevance of Jesus. Xlibris Corporation. fq. 246. ISBN 1-4931-0810-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)