[go: up one dir, main page]

Jump to content

Java Development Kit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Java Development Kit (JDK)
ZhvilluesSun Microsystems
Versioni i fundit6 Update 12 / 2009-02-02
Sistemi operativNdër-platformik
Përdoret përKomplet për zhvillimin e softuerit
LicencaSun License (shumica është lëshuar edhe nën GPL)
Faqja zyrtarehttp://java.sun.com/javase/downloads/index.jsp

Kompleti zhvillues për Java (ang. Java Development Kit ose shkurt JDK) është një produkt i kompanisë Sun Microsystems i cili shënjestron programorët që shfrytëzojnë gjuhën programuese Java. Që nga sipërfaqësimi i gjuhës programuese Java, JDK ka qenë dhe ende është kompleti më i shfrytëzuar për zhvillim brenda kësaj gjuhe. Më 17 nëntor të vitit 2006, Sun deklaroi që do ta bënte JDK-në të lirë duke e lëshuar nën licencën GNU General Public License (GPL). Kjo gjë u realizua më 8 maj të vitit 2008[1] ku kodi burimor i JDK-së u kontribuua në OpenJDK.

Përmbajtja e JDK-ës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vijim janë të shfletuara veglat për krijimin dhe ndërtimin e aplikacioneve, ku këto vegla paraqesin themelin e JDK-së[2]:

  • javacPërpiluesi i cili konverton kodin burimor në Java bajtkod.
  • javaNgarkuesi i Java aplikacioneve. Kjo vegël paraqet një interpretues i cili mund të procesoj (interpretoj) skedat e klasave të prodhuara nga përpiluesi javac.
  • javadoc – Prodhuesi i dokumentacionit, i cili prodhon dokumentacionin automatikisht nga komentet në kodin burimor.
  • apt – Është shkurtesë për ang. Annotation Processing Tool, ku kjo paraqet veglën për procesimin automatik të anotacioneve që gjenden brenda kodit burimor.
  • appletviewer – Kjo vegël shfrytëzohet për procesin e debug-imit si dhe të ekzekutimit të Java apleteve, pa pasur nevojë për shfletues interneti.
  • jar – Arkivuesi i cili bën paketimin e librarive të klasave në një JAR skedë të vetme. Kjo vegël shfrytëzohet edhe për menagjimin e JAR skedave.
  • jdb – Ky është debugger-i.
  • javah – Prodhuesi i skedave header si dhe kodit burimor në gjuhën programuese C nga skedat e klasave të Java-së. Skedat e krijuara nga javah shfrytëzohen për ndërveprimin në mes të C-së dhe Java-së.
  • javap – Shpërbërësi i skedave të klasave.
  • extcheck – Kjo vegël detekton konfliktet në mes të JAR skedave.

Duhet veçuar që JDK shoqërohet edhe me Java Runtime Environment, si dhe shembuj të shumtë për demonstrimin e pothuajse të gjitha pjesëve të Java API.

  1. ^ "Sun Fulfills Promise of Open and Free Java Technology and Releases Java SE Platform to OpenJDK Community". PR Newswire Association, LLC. 2007-05-08. Marrë më 2009-02-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "JDK Development Tools: Basic Tools". Sun Microsystems, Inc. 2004. Marrë më 2009-02-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)