[go: up one dir, main page]

Jump to content

Republika e Kongos

Coordinates: 1°26′24″S 15°33′22″E / 1.44°S 15.556°E / -1.44; 15.556
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kongo)

1°26′24″S 15°33′22″E / 1.44°S 15.556°E / -1.44; 15.556


République du Congo
Emblema - Republika e Kongos
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Unité, Travail, Progres
(Frg.: Bashkimi, Puna, Progresi)
Vendndodhja - Republika e Kongos
Vendndodhja - Republika e Kongos

Republika e Kongos (frëngjisht: République du Congo, kongo: Repubilika ya Kongo, lingala: Republiki ya Kongó), e njohur edhe si Kongoja ose Kongo, Kongoja e Vogël, Kongo-Brazzaville, është vend i pavarur në Afrikën qendrore. Kufizohet në perëndim dhe veriperëndim me Gabonin, në veriperëndim me Kamerunin, në veri me Afrikën Qendrore, si dhe përgjatë lumit Kongo në lindje dhe në jug me Republikën Demokratike të Kongos dhe me eksklavën e Angolës, Kabinda. Ka dalje në Oqeanin Atlantik përmes Gjirit të Ginesë në perëndim. Ka sipërfaqe prej 342 mijë kilometrash katrorë dhe popullsi prej gati 3,7 milion banorësh. Brazzaville është kryeqyteti i vendit.

Ish-koloni franceze e njohur si rajoni i Kongos së Mesme, vendi u shpall shtet i pavarur më 1960 me emrin zyrtar Republika e Kongos. Pas një grusht shteti më 1963, në Kongo u vendos rendi marksist dhe nga viti 1970 deri më 1992, vendi njihej si Republika Popullore e Kongos. Më 1992, u mbajtën zgjedhje demokratike, por kontestimi i tyre çoi një vit më vonë në luftë civile.[1] Ish-kryetari marksist Denis Sassou-Nguesso u rikthye në pushtet më 1997, por konflikti vazhdoi deri më 2003, duke shkaktuar krizë humanitare që vazhdon edhe sot.[2] Në jug të vendit, mbeten disa grupe të armatosura të njohura si ninxhat, të cilat akoma nuk i janë dorëzuar qeverisë.[1]

Kongoja ishte dikur ndër eksportuesit më të mëdhenj të naftës në Afrikë, por viteve të fundit ka shënuar rënie të dukshme të prodhimit.[2] 70 përqind e popullsisë jeton në varfëri. Qeveria është akuzuar për korrupsion në shkallë të lartë, për çfarë më 2006 iu vonua një paketë ndihme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.[1] Autoritetet janë akuzuar edhe për tregtimin e diamanteve të luftës, të cilët nxirren në miniera nën kushte mizore ose sigurohen përmes konflikteve të armatosura.[1]

  1. ^ a b c d BBC News, “Country Profile: Republic of the Congo”, vendosur më 8 shtator 2010
  2. ^ a b [ https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/cf.html Arkivuar 31 gusht 2020 tek Wayback Machine CIA, “Republic of the Congo”, The World Factbook, vendosur më 8 shtator 2010]

Nga Atdhe Bali edhe GJIZA ma mir mos ta kallxomi klasen se na marin ftyren

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Republika e Kongos – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Republika e Kongos – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale