Namik Dokle
Appearance
Namik Dokle | |
---|---|
U lind në | 11 mars, 1946 |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | politikan, gazetar |
Namik Dokle lindi më 11 mars të vitit 1946 në Durrës, është gazetar dhe politikan i njohur shqiptar.
Edukimi
Ai u diplomua në Universitetin Bujqësor, Dega Ekonomi Agrare - 1965-1970 si dhe në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gazetarisë – 1968-1970.
- Specializime
1994 – Kurs specializimi për gjuhën dhe kulturën spanjolle – Universiteti Complutense, Madrid. 1995 – Specializim pranë Këshillit të Evropës për Problemet Parlamentare, Strasburg. 1997 – Kurs specializimi për problemet e tranzicionit, Madrid.
Veprimtaria profesionale
Profesionin si gazetar e zhvilloi gjate viteve:
- 1970-1983: gazetar në redaksinë e Gazetës “Puna”
- 1983-1989: Kryeredaktor i Gazetës “Puna”
- 1989-1990: Sekretar i Bashkimeve Profesionale
- 1991: Kryeredaktor i Gazetës “Zëri i Popullit”.
Veprimtaria politike
Si politikan ndër qarqet shqiptare njihet që nga viti 1991 e që nga ajo kohë ka qenë i kyçur në disa detyra si:
- 1991-2005: anëtar i Kryesisë së PS-së
- 1992-1997: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së;
- 1992-1996: Nënkryetar i PS-së
- 1996-1997: Sekretar Organizativ i PS-së;
- 1999-2000: Sekretar i Përgjithshëm i PS-së
- 1997-2001: Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë
- 2001-2002: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
- 1992-2001: Përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së
- 1997-2001: Kryetari i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së
- 1999-2000: Zëvendëskryetar i Grupit Socialist të Asamblesë Parlamentare të KE-së
- 2001-2002: Kryetar i Delegacionit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar Botëror
- 2001-2004: Kryetar i Delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë
- 2002-2003: anëtar i Delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së
- 2004-2005: Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë.
- 2005- e në vazhdim: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme
Krijmtaria
- Publicistike – Mbi 700 artikuj, ese, intervista në shtypin shqiptar dhe intervista në shtypin italian, francez, amerikan, grek dhe spanjoll.
- Piedestale pa statuja, 2001.
- Letërsi Artistike
- Libra me tregime
- Drama