[go: up one dir, main page]

Jump to content

linjë

Nga Wiktionary

LINJË I f.

  • 1. Këmishë pëlhure e hollë, e gjatë dhe e gjerë, që e përdorin si veshje të sipërme ose të brendshme kryesisht gratë fshatare; këmishë burrash, zakonisht prej pëlhure të bardhë, që e veshin kryesisht fshatarët. Linjë e hollë (e bardhë, e thjeshtë, e qëndisur). Linjë grash. Linjë burrash. Linjë pëlhure (liri, pambuku, mëndafshi). Linjë me mëngë të gjata.
  • 2. Çarçaf prej pëlhure liri. Shtroi linjat.
  • 3. Shami koke prej pëlhure të bardhë. Lidhi kokën me linjë.
  • Doli linjës u çudit shumë, u habit jashtë mase. I vuri linjën dikujt e vuri nën vete dikë, e vuri poshtë, e mposhti. Rrinte si murga në linjë shih te MURG/Ë,~A I.


LINJË II f.

  • 1. shih VIJ/Ë, ~A 1, 3, 4, 9-13. Linjë ajrore (hekurudhore). Linjë telefonike (telegrafike). Linjë elektrike. Linja e tensionit të lartë. Në dy linja. Shtrirja e linjave. tek. Sistem pajisjesh e makinerish të lidhura së bashku, të cilat kryejnë në varg punë të ndryshme për prodhimin e diçkaje. Linjë teknologjike. Linjë prodhimi. Linja e petëzimit. Ngritja e linjave të reja. bot. Pasardhës i një bime, që është fituar nga vetëpllenimi i saj i detyrueshëm, zakonisht gjatë katër ose gjashtë breznish. Linjë misri.