dërgoj
DËRGOJ kal.
1. Nis një njeri që të shkojë diku; e nis dikë për të kryer një punë a një detyrë, për të mësuar etj.; çoj. E dërgoi te gjyshja (te fqinji, te mjeku). I dërgoi fëmijët në fshat (në shtëpinë e pushimit). E dërgoi në aksion. E dërguan me shërbim. E dërgoi djalin me lopë (me dhen). Dërgoi trupa në front. Dërgoi një përfaqësues (një delegacion). Dërgoje të na marrë ca rrush! I dërgoi krushqit. E dërgoi në shkollë (në universitet, në kursin e rrobaqepësisë).
2. Nis diçka me një njeri, me një mjet etj. për ta shpënë në një vend të caktuar ose për t'ia dhënë dikujt, çoj. I dërgoi librin (gazetën). I dërgoi një letër (një telegram). I dërgoi ca plaçka (një dhuratë). Ia dërgoi me djalin (me postë).
3. I bëj të njohur dikujt diçka nëpërmjet një njeriu ose me letër, e njoftoj dikë për diçka; i drejtoj nëpërmjet dikujt ose me letër urime, përshëndetje etj.; i shpreh nga larg, i çoj nga larg. I dërgoi fjalë. I dërgon të fala (urime, përgëzime). I dërguan ultimatum. U dërgoi zë shokëve.
4. libr. Hedh dikë a diçka deri në një vend ose në shenjë; e hedh tutje, e çoj në një drejtim. E dërgoi predhën në shenjë (plumbin në tabelë). E dërgoi topin në rrjetë. sport. Dielli dërgon rrezet në Tokë.
5. fig. E shpie dikë në një gjendje të keqe, e çoj diku të vuajë e të heqë. E dërgoi në litar (në varr). E dërgoi në atë jetë. vjet., mospërf. e vrau, e vdiq.
- E dërgoi (e çoi) në djall (në dreq) dikë a diçka thjeshtligj., keq. shih te DJALL,~I. E dërgoi prapa diellit (prapa botës) dikë shih te DIELL,~I.