[go: up one dir, main page]

Jump to content

Para

Nga Wiktionary

Emër

[redaktoni]

Pará (f. Sh.)

  1. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar, që e nxjerr në qarkullim shteti nëpërmjet bankës dhe që shërben si masë e vlerës për shitjen e blerjen e mallrave; të holla.
  2. Mall i veçantë, që qarkullon në trajtën e monedhave, i cili shpreh vlerën e të gjitha mallrave të tjera dhe shërben si ndërmjetës për shkëmbimin e tyre.
  3. Pasuri në të holla; kapital.
    "Kishte para të madhe"

Përemër

[redaktoni]
  1. Fillimi i një pune, kreu.
    Nisën nga e para.
    E shpjegoi edhe një herë nga e para.
  2. Së pari; e para e punës; në radhë të parë; kryesorja.

Mbiemër

[redaktoni]

Para (f. nj.; Sh: të parat)

  1. e PAR/Ë,~I (i) 1,2. E para e klasës.

Ndajfolje

[redaktoni]
  1. Përpara

Parafjalë

[redaktoni]

Përdoret me një emër a me një përemër në rasën rrjedhore, që shënon:

  1. Njeriun, sendin ose vendin, përballë a në anën e përparme të të cilit ndodhet dikush a diçka, lëviz diçka.
  2. Njeriun ose grupin e njerëzve, në prani të të cilëve vepron dikush ose me të cilët ballafaqohet dikush.
  3. Gjendjen a dukurinë, përballë së cilës ndodhet a vihet dikush.
  4. Kohën, datën, ngjarjen etj., në prag të së cilës bëhet diçka; veprimin a dukurinë që i prin një ngjarjeje a një veprimi tjetër
  5. Kohën që ka kaluar duke u nisur nga e sotmja
  6. Njeriun a sendin me të cilin krahasohet dikush a diçka; në krahasim me...
    Nuk vlente para tij.
    S`ishte gjë para të vëllait.

Pjesëz

[redaktoni]
  1. Përdoret së bashku me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos për të zbutur pak kuptimin e foljes, me të cilën lidhet.
    S'para i pëlqente; nuk i pëlqen edhe aq.
    Nuk para sheh nga sytë; nuk sheh aq mirë
    S'para bën; nuk është aq i përshtatshëm sa duhet.