qëllim: Dallime mes rishikimesh
Krijoi faqen me "'''QËLLIM''' I m. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve QËLLOJ, QËLLOHEM. Qëllimi me armë. Qëllimi në shenjë. '''QËLLIM''' II m. 1. Ajo që kërkojmë të arrijmë,..." |
|||
Rreshti 17: | Rreshti 17: | ||
[[Kategoria:Me q]] |
[[Kategoria:Me q]] |
||
[[Kategoria:Shqip]] |
[[Kategoria:Shqip]] |
||
[[fi:qëllim]] |
|||
[[fr:qëllim]] |
|||
[[mg:qëllim]] |
Versioni i datës 7 shtator 2016 06:41
QËLLIM I m.
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve QËLLOJ, QËLLOHEM. Qëllimi me armë. Qëllimi në shenjë.
QËLLIM II m.
1. Ajo që kërkojmë të arrijmë, gjëja drejt së cilës synojmë, pika tek e cila përpiqemi të vemi; synim. Qëllimi kryesor (i parë). Qëllimi i udhëtimit (i ekspeditës). Qëllimi i jetës. Qëllimi i mësimit. Qëllim në vetvete diçka që nuk shërben si mjet për të arritur një synimi por që mbyllet në vetvete. Rrethanori i qëllimit. gjuh. Me të vetmin qëllim. Ka si qëllim. Ia arriti qëllimit. Punojnë për një qëllim. Ndjek një qëllim. Kjo ka si qëllim. Ia vë vetes si qëllim. Endet pa ndonjë qëllim.
2. Mendimi ose dëshira që kemi në kokë për të bërë diçka, plani ose ideja që kemi menduar a përgatitur për të arritur diçka. Qëllime fisnike. Me qëllime të mira (të këqija). Për qëllime paqësore. Për qëllime ushtarake (strategjike). I fsheh qëllimet. Ia kuptoi (ia zbuloi) qëllimet dikujt.
3. Mendim i fshehtë që ka në kokë dikush për të bërë diçka (zakonisht të keqe a të dëmshme), paramendim (zakonisht keqdashës). Plagosje me qëllim. E bëri me (pa) qëllim. Ia tha me qëllim. E la me qëllim.
- Me qëllim që... për të ..., që ...