[go: up one dir, main page]

Jump to content

garë

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

GARË f.

1. Formë e aktivitetit në fusha të ndryshme të prodhimit e të veprimtarisë shoqërore, që ka për qëllim të përhapë përvojën e më të përparuarve, të nxitë forcat e gjalla krijuese e të sjellë rritjen e përgjithshme të rendimentit të punës; marrëveshje e lidhur ndërmjet kolektivave të ndërmarrjeve a të institucioneve të ndryshme, ndërmjet rretheve ose punonjësve që përmban një varg zotimesh, të cilat të dy palët përpiqen t'i kryejnë sa më shpejt e sa më mirë që t'ia kalojnë njëri-tjetrit. Bëjnë gara. Hynë në garë. Janë në garë.

2. zakon. sport. Takim, ndeshje ndërmjet skuadrave ose sportistëve; ku maten forcat dhe bëhen të gjitha përpjekjet për të fituar vendin e parë. Gara individuale (ekipore). Garat kombëtare. Gara atletike (çiklizmi). Garat e vrapimit (e notit, e qitjes).

3. keq. Konkurrencë. Gara e armatimeve konkurrencë që ka për qëllim rritjen e vrullshme të armatimeve, përgatitjen për luftë, frikësimin dhe nënshtrimin e popujve.