[go: up one dir, main page]

Jump to content

dru

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Shqip

Emër

dru m.

  1. Bimë shumëvjeçare me trung të trashë, të fortë e me degë të shumta që dalin në një farë lartësie nga toka; pemë. Dru i madh (i vogël, i lartë ...). Dru i vjetër (i ri). Dru frutor (jofrutor). Dru i butë (i egër). Dru halor (gjethor). Dru zbukurues. Drurët e pyllit. Trungu i drurit. Rrënjët (degët, gjethet, lëvorja, lëkura) e drurit. Mbjellja (rritja) e drurëve. Hipi në një dru.
  2. Lënda e fortë nën lëvoren, që përbën pjesën kryesore të trungut e të degëve të trasha të këtyre bimëve; trungu dhe degët e tyre, që përdoren si lëndë ndërtimi ose për të bërë orendi, sende të ndryshme etj. Dru i fortë (i butë). Dru i bardhë (i kuqërremtë). Dru i kalbur. Dru i gdhendur. Dru pishe (arre, bushi). Lëndë druri. Tallash druri. Krevat (dollap) druri. Ndërtesë druri. Çekiç (varre) druri. Qymyr druri. Kombinati i drurit. Industria e drurit. Punimi i drurit. Prodhime druri. Punon me dru. Gdhend në dru.
  3. bised. Send a pjesë sendi që është bërë nga lënda e këtyre bimëve; copë nga trungu a nga degët e tyre. Druri i qerres. Druri i krevatit. Druri i dritares (i derës...). I vë drurin portës. Nguli dy drurë.
  4. fig. Njeri i trashë nga mendja; njeri i pagdhendur; gdhe. Është dru. S'kupton (s'merr vesh) druri.
  5. shih DRU,~JA 1,2. Luajti (valoi) druri u rrahën keq.
  • U bë dru (gur)

a) vet. veta III u tha a u forcua shumë (diçka);

b) ngriu nga të ftohtët; nuk ndien më asgjë, u mpi fare;

c) u lig a u dobësua së tepërmi e u tha, u bë shkop. Dru i kalbur shih te KALBUR (i, e). Dru i vjetër shih te VJETËR (i, e). I ra gurit e drurit shih te GUR,~I. Çau gur e dru shih te GUR,~I. I dhimbset gurit e drurit shih te GUR,~I. Ha gur e dru shih te HA. S'bëhet lundra me dru marene fj. u. shih te MAREN/Ë,~A. S'pritet druri (lisi) me një sëpatë (me një të rënë të sëpatës) fj.u. shih te SËPAT/Ë,~A. Bezdis (mërzit) gur e dru shih te GUR,~I. Druri ndreqet sa (kur) është i njomë fj. u. duhet të kujdesemi për edukimin e njerëzve që kur janë të mitur e të rinj. Druri gjenealogjik shih te GJENEALOGJIK, ~E. Lesh druri shih te LESH,~I 4.


DRU f.

1. Trung ose degë druri; pjesë e prerë nga trungu, nga degët ose nga rrënjët e drurëve a të pemëve, që përdoret për t'u djegur, për ndërtim etj. Dru e thatë (e njomë). Dru të prera (të çara, të sharruara). Dru të holla (të trasha, të gjata, të shkurtra). Dru ahu (dushku, shkoze, lisi). Fusha e druve. Makina e druve. Stavë drush. Një krah (një barrë) dru. Preu (çau) dru. Shkurtoi drutë. Ngarkon (shkarkon) drutë. U ndezën drutë. I hedh dru zjarrit.

2. edhe fig. Shkop i trashë; hu, dajak, kopaçe. Drunjtë e qerres. Drunjtë e gardhit. Nguli një dru. E rrah me dru. Hëngri një dru të mirë. Ai do dru. E do me dru. S'e përdor drunë. S'e njeh drunë. I dha (i hoqi) një dru. E shtroi (e ngordhi, e vdiq, e kalbi, e shqepi, e zhdëpi, e dendi) në dru. S'duron dru. I tregoi drunë dikujt e kërcënoi dikë, e frikësoi.

3. shih DRU,~RI 1, 3, 4. Degët (rrënjët) e drusë. S'merr vesh druja. I vuri drunë derës.

  • Ha dru mundem keq, humbas keqas (në një lojë, në një ndeshje, në një betejë etj.). I dha (i vuri) drunë dikujt shih te JAP. S'i lagen drutë shih te LAGEM. Mori (hëngri) një dru shih te MARR 24. S'i bën drutë të gjata i bie shkurt, nuk e zgjat shumë (një çështje, një bisedë etj.); nuk ia zgjat shumë dikujt. I do drutë të shkurtra nuk i pëlqejnë fjalët e kota e dredhat, do që t'i bien shkurt e shkoqur. Ashtu (kështu) i do mushka drutë shih te MUSHKË,~A. I gjeti mushka drutë shih te MUSHKË,~A. I hodhi dru zjarrit e ndezi më shumë sherrin, bëri që mosmarrëveshjet e grindjet ndërmjet dy vetave a dy palëve të acarohen më shumë. Lag drutë me benzinë shih te BENZIN/Ë,~A. I preu drutë shkurt me dikë shih te SHKURT. Kur shtie drutë, hap sytë! fj. u. shih te SHTIE. Një dru e shtrembër rrëzon (prish) gjithë stavën fj. u. shih te STAV/Ë,~A. Kalë drush shih te KAL/Ë,~I.